Pazari i humbur i Shkodrës/ Bedeni: Janë rreth 200 imazhe të ndryshme, projekt për rijetëzimin e tij

Drejtori i Muzeut Marubi, Luçjan Bedeni në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se janë rreth 200 imazhe të ndryshme të pazarit të humbur të Shkodrës.

Bedeni: Për fatin e mirë ne disponojmë një arkivë mjaft të pasur.

E cila pjesë të saj ka edhe një seri, një koleksion ku dëshmon dhe ruan kujtesën se çfarë ishte pazari.

Këtu e thuajse një vit e gjysëm më përpara ne kishim një dëshirë për të ndërtuar një projekt pikërisht për rijetëzimin e pazarit të Shkodrës.

Meqenëse kjo vinte edhe për shkakun e numrit të konsiderueshëm të fotove.

Njëri prej rafteve ku ruhen negativët është i dedikuar kryesisht projekteve më të rëndësishme, më të vjetra.

Dhe aty gjenden rreth 100-200 imazhe të ndryshme të shkrepura në vite.