Rrëzohet PD-ja/ S’ka përsëritje zgjedhjesh, Kolegji "vulos" rezultatin e 11 majit për Elbasanin

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Elbasan. Kolegji vulosi rezultatin e 11 majit për Elbasanin, duke rrëzuar ankimin e PD për pavlefshmërinë e rezultatit.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor erdhi pas hapjes së kutive në Gramsh e Peqin, ku PD pretendonte për farsë e manipulim përmes trenit bullgar.

Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot edhe për rezultatin e Durrësit dhe Fierit.