Itali/ Dy të vd*kur nga virusi i ‘Nilit Perëndimor’

Dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë infektuar këtë vit në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Virusi, i cili transmetohet kryesisht përmes mushkonjave, mund të shkaktojë një infeksion kërcënues për jetën tek një në 150 persona të infektuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Rasti i parë i virusit të Nilit Perëndimor në Itali u regjistrua në vitin 1998. Sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, që nga fillimi i vitit janë konfirmuar shtatë raste në Lazio, rajoni që ndodhet në qendër të Italisë ku përfshin dhe kryeqytetin e Romës.

Të dielën, një grua 82-vjeçare e infektuar me virusin e Nilit Perëndimor ndërroi jetë në një spital në provincën Latina, në jug të Romës.

Virusi është gjetur gjithashtu në rajonet veriore Emilia-Romagna, Veneto, Piemonte dhe Lombardia, si dhe në ishullin Sardinia dhe në rajonin juglindor të Apulias.
Ky virus po detektohet gjithnjë e më shpesh në Evropë, dhe këtë vit u identifikua për herë të parë në maj në mushkonja të kapura në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2023 në Shtetet e Bashkuara u regjistruan 182 vdekje dhe 2,500 infeksione nga virusi i Nilit Perëndimor, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).