VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Idlib, dy të vde*ur dhe mbi 70 të plago*ur në Siri

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi ditën e sotme në Idlib të Sirisë, ku për pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën 70 të tjerë, sipas mediave lokale.

Ministri sirian për Emergjenca dhe Menaxhimin e Katastrofave, Raed Al-Saleh, deklaroi në një postim në ‘X’ se ekipet e Mbrojtjes Civile shkuan menjëherë në vendin e shpërthimit me shkak ende të panjohur, në qytetin Maarrat Misrin, në veri të Idlibit rural.

Ai tha se ekipet e Mbrojtjes Civile ndërmorën operacione evakuimi dhe shpëtimi, pavarësisht shpërthimeve të tjera të vogla që vazhdonin dhe pengonin ndërhyrjen.

Ministri theksoi se numri përfundimtar i viktimave ende nuk është konfirmuar dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre, ndërkohë që ekipet vazhdojnë punën në kushte të rrezikshme dhe të ndërlikuara.