PAKT TREGTAR INDI – BRITANI! Vendoset ulja e tarifave dhe hapja e tregjeve për kompanitë dhe produktet

Britania dhe India kanë firmosur një nga marrëveshjet më të mëdha tregtare. Pakti parashikon uljen e tarifave dhe rritje të akcesit të kompanive në të dy shtetet si dhe heqjen e ndalimit për tregtimin e makinave dhe mallrave të tjera

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, kanë firmosur një marrëveshje të re tregtare, e cilësuar si më e madhja dhe më e rëndësishmja ekonomikisht për Mbretërinë e Bashkuar që prej daljes nga BE.

Negociatat për të kanë vijuar për tre vite dhe u finalizua në rezidencën qeveritare britanike Chequers. Efektet do të jenë me një rritje vjetore prej 4.8 miliardë paundësh për ekonominë britanike dhe të krijojë mbi 2,200 vende pune atje.

Ndër të tjera parashikohet që kompanitë e dy shteteve të kenë më shumë akses në tregjet respektive. tarifave për eksportet britanike do të zbresin në 3 për qind nga 15 që ishin më parë dhe do të përgjysmohet për uiskin nga 150 në 74 duke shkuar në 40 për qind në vitin 2035.

Pakti parashikon Heqje të barrierave për produkte si automjete luksoze, pajisje mjekësore, pjesë të industrisë hapësinore, kozmetikë, çokollata, salmon dhe biskota por edhe pranimin e produkteve indiane si makina elektrike dhe hibride në tregun britanik.

Përtej tregtisë, marrëveshja përfshin edhe bashkëpunim të zgjeruar në mbrojtje, arsim, klimë, teknologji dhe inovacion, si dhe një pakt për luftimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimeve të organizuara. Do të nënshkruhet gjithashtu një marrëveshje për ndarjen e të dhënave kriminale, e cila do ndihmojë në gjykata dhe në ndalimin e individëve me ndalim udhëtimi.

Një tjetër element kyç është eksenca për kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit që transferohen përkohësisht mes dy vendeve – ata do paguajnë sigurime vetëm në vendin e origjinës. Qeveria britanike theksoi se kjo marrëveshje është në përputhje me marrëveshjet ekzistuese me 17 vende, përfshirë SHBA, BE dhe Korenë e Jugut.