“TRUMP NUK ËSHTË NË DOSJE”/ WSJ: Prokurorja i konfirmoi Trump se emri është në dosje. Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron
Pretendimet se emri i Presidentit Donald Trump është përmendur në dosjen e Jeffrey Epstein janë mohuar nga Shtëpia e Bardhë. Duke i quajtur si lajme të rreme, ata u shprehën se këto janë përpjekje të kundërshtarëve politik për të njollosur emrin e Trump.
Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar pretendimet se Presidenti Donald Trump është midis qindra emrave që janë përmendur në dosjen e Jeffrey Epstein, i dënuar për trafikim seksual.
Sipas, Wall Street Journal, gjatë një takimi me Presidentin amerkija, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e ka informuar se shfaqja e tij në dokumente nuk ishte një shenjë e ndonjë shkeljeje nga Trump.
Në përgjigje, Steven Cheung, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e quajti atë një "lajm të rremë".
Ai u shpreh se lajmi i publikuar nga Wall Street Jorunal nuk është "asgjë më shumë se një vazhdim i lajmeve të rreme të sajuara nga demokratët dhe media liberale, ashtu si skandali i Obamës me Rusinë, për të cilin Presidenti Trump kishte të drejtë".
Por një zyrtar i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ata nuk e mohojnë që emri i Trump shfaqet në dokumente.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi më parë kishte sugjeruar se do të bënte zbulime të mëdha në këtë rast, duke thënë se kishte "shumë emra" dhe "shumë regjistra fluturimesh".
Kthimi i vendimit të prokurores së përgjithshme shkaktoi zemërim nga disa prej mbështetësve më të zjarrtë të Trump, të cilët kërkuan që ajo të jepte dorëheqjen.
Gjatë fushatës për presidencën vitin e kaluar, Trump premtoi të publikonte të dhëna të reja të emrave të personave me influencë që kishin krijuar lidhje me Epstein. Megjithatë, në një deklaratë në fillim të muajit korrik, departamenti i drejtësisë dhe FBI thanë se nuk kishte një listë të tillë.
Përfshirja e Trump në dosjen Epstein u përlye edhe më tepër pas debatit në rrjetet sociale mes tij dhe manjatit të Teslas, Elon Musk. Ky I fudnit në një postim, të cilin e fshiu më pas, shkruante se Trump refuzonte ta bënte publikimin e plotë të dosjes, pasi është edhe vetë I përfshirë në të.
Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin e tij për akuzat e trafikimit seksual, pas një dënimi të mëparshëm për nxitje prostitucioni nga një i mitur. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje.

