Ramabaja: Konstituimi i Kuvendit të Kosovës pengohet nga presioni i forcave reaksionare

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", politologu Sadri Ramabaja analizoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar pasigurinë që shoqëron procesin e konstituimit dhe ndikimin e forcave reaksionare në këtë situatë.

"Situata është me shumë të panjohura pasi çdo gjë është pritur që nëse realizohet, realizohet në minutat e fundit.

Mundësia për konstituimin e Kosovës është dhe nesër.

Ndërkaq, ende deri në këto çaste, SPAK-u para një ore nuk ka ndonjë përgjigje nga nisma social demokrate e Fatmir Limaj.

Oferta relativisht gjeneroze e kryeministrit Albin Kurti duket se nuk ka lëvizur ende atë instiktin e mbijetesës politike të nismës socialdemokrate.

Po presim në orët në vijim. Fatmir Limaj është njënga politikanët më me përvojë në Kosovë. Gjasat janë të mira që ai të marr vendim, por edhe brenda vetëvendosjes dhe brenda nismës, mos të flasim brenda strukturave të opozitës, ka rryma të veçanta politike që janë në presionin e vazhdueshëm të forcave reaksionare politike. Ato po e pengojnë edhe konstituimin e vendin dhe formimin e qeverisë", u shpreh Ramabaja.