Zjarr në një pyll në Greqi, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë, banorëve të zonave pranë iu dërgohet mesazh evakuimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2025, 17:10
GREQI- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në territorin e shtetit të Greqisë.
Raportohet se flakët kanë shpërthyer pasditen e sotme në një zonë pyjore në Neochor, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë.
Ndërkohë si pasojë e situatës, një mesazh nga 112 iu dërgua banorëve të zonave të Neochorit dhe Ktismatës për t'u evakuuar në zonën e Delvinaki.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa raportohet se nuk ka zona banimi të kërcënuara nga zjarri.
