Ish-deputeti dhe kreu i FRD-së, Sali Shehu, humbet njeriun e tij të dashur

Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu, mësohet se ka humbur njeriun e tij të dashur, babanë e tij, Selim Shehu.

Në një njoftim të shkurtër, mësohet se babai i politikanit Shehu ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, ndërsa bëhet me dije se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në fshatin Limjan të Dibrës.

NJOFTIMI

Sonte ka ndërruar jetë z. Selim Shehu, babai i Kryetarit të FRD-së dhe ish-deputetit Sali Shehu.

Varrimi bëhet nesër më datë 24 Korrik ora 13:00 në fshatin Limjan të Dibrës.