10 LIBRAT E VERËS/ BBC rekomandon një sërë veprash nga romanca tek misteri
Nga romanca, tek reflektimi mbi zgjedhjet e kaluara e deri tek misteri. Këto janë 10 librat që rekomandohen të lexohen gjatë pushimeve verore.
Për ditët e pushimeve gjatë verës, rekomandohen 10 librat më të mirë për të kaluar kohën. BBC rendit një sërë autorësh dhe vepra që mund t’i përshtaten çdo lexuesi.
Best selleri nga Danimarka, Bel i Thellë nga Linea Maja, flet për një grup miqsh universitarë, të cilët ribashkohen për pushime verore në një kasolle rurale. Por relaksimi shndërrohet në një vetë-reflektim të pakëndshëm të zgjedhjeve të bëra gjatë dekadës së kaluar dhe.
Emrat nga Florence Knapp, një libër që pasqyron një sërë tematikash si dhuna në familje dhe shpresa për një jetë të re flet një histori një nënë e cola niset të regjistrojë lindjen e fëmijës së saj të dytë, me tre opsionet për emrin e tij që vijnë nga ajo vetë, burri i saj dhe vajza e saj e vogël.
Përsosmëria nga Vincent Latronico, një vepër që tregon historinë e një çifti emigrantësh që jetojnë dhe punojnë në Berlin si nomadë dixhitalë.

Atmosfera nga Taylor Jenkins Reid, është një tjetër libër që rekomandohet nga BBC, i cili flet për një nga gratë e para që i bashkohet programit të NASA-s gjatë viteve 80’ dhe përballet me sfida të mëdha, si në Kontrollin e Misionit ashtu edhe në marrëdhëniet e saj me astronautët e tjerë.
Drita e Lehtë nga Susan Choi, një mister, i cili pasqyron sakrificat e një çifti për të gjetur vajzën e tyre të adoptuar.
Një tjetër vepër që rekomandohet është So Far Gone nga Jess Ëalter. Një gazetar mjedisor në pension, i vetmuar dhe i zhgënjyer largohet nga jeta moderne duke u rikthyer në fermën e tij, por detyrohet të rihyjë në botën reale kur vajza e tij zhduket dhe nipërit e mbesat e tij rrëmbehen.
Bamirësit nga Wendy Erskine, një vepër e cila përqendrohet në tre nëna që bashkohen kur djemtë e tyre adoleshentë akuzohen për sulm seksual.
Fundamentalisht nga Nussaibah Younis, flet për një akademik britanik që përpiqet të deradikalizojë nuset e grupit ekstremist ISIS.
Motrat nga Jonas Hassen Khemiri, një vepër e cila ndjek jetët e tre motrave gjatë tre dekadave dhe tre kontinenteve.
Great Black Hope nga Rob Franklin, tregon mbi jetën e protagonistit David Smith një djalë i diplomuar me ngjyrë i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij të dhomës.

