Britania marrëveshje me “Open IA” për rritjen e produktivitetit në shërbimet publike
Qeveritë botërore po i besojnë gjithnjë e më shumë inteligjencës artificiale. Më e fundit është ajo britanike që ka firmosur me Open IA, kompanisë që qëndron pa ChatGpt, një marrëveshje për të rritur produktivitetin në shërbimet publike.
OpenAI, kompania që qëndron pas Chat GPT, ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë Britanike për përdorimin e inteligjencës artificiale për të rritur produktivitetin në shërbimet publike.
Marrëveshja e firmosur nga departamenti i shkencës mund t’i japë OpenAI qasje në të dhënat qeveritare dhe të shohë përdorimin e softuerit të saj në arsim, mbrojtje, siguri dhe sistemin e drejtësisë.
Po ashtu sipas njoftimin zyrtar do të shqyrtohen investimet në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, si zgjerimi i qendrave të të dhënave që fuqizojnë inteligjencën artificiale.
Sekretari britanik i Teknologjisë, Peter Kyle, tha se “IA do të jetë thelbësore në nxitjen e ndryshimeve” në Mbretërinë e Bashkuar dhe “nxitje të rritjes ekonomike”.
Po ashtu edhe Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, e ka përqasur iniciativën si një hap përpara me teknologjinë për të cilën tha se plani do të “siguronte prosperitet për të gjithë”.
Kjo vjen në një kohë kur qeveria britanike po kërkon mënyra të reja të gjallëruar ekonominë e vendit, e cila parashikohet të jetë rritur me 0.1% në 0.2% për periudhën prill-qershor .
Megjithatë pavarësisht përfitimeve që kjo teknologji ka sjellë, ajo është hasur me kritika për dhënien e informacionit të rremë ose këshillave të këqija bazuar në udhëzime.

