''AKU i duhet këtij vendi'', Sulaj: Të shkrish një institucion të tillë duket e rrezikshme

Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se AKU i duhet këtij vendi.

Sulaj: Të shkrish një institucion të tillë kaq të rëndësishëm si AKU në një vend duket paksa e rrezikshme.

Unë mendoj se ndoshta kryeministri është i keqinformuar dhe nuk e njeh mirë situatën e sigurisë ushqimore në vend.

Pavarësisht lajmit që dha kryeministri, AKU kryen një aktivitet.

AKU ka edhe problematika të tjera.

Në AKU bëhet vlerësimi i rrezikut të ushqimeve.

Bëhet menaxhimi i rrezikut të ushqimeve.

AKU nuk është një inspektoriat i thjeshtë, por është një autoritet është një agjenci e cila është mjaft komplekse.

Të mendosh që të shkrish këtë institucion, duhet të mendohesh mirë.

AKU i duhet këtij vendi.