Zusi: Popullsia shqiptare nuk ka një ndërgjegje të madhe kolektive rreth sigurisë ushqimore

Drini Zusi, Sipermarrës në industrinë ushqimore i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se popullsia shqiptare nuk ka një ndërgegje të madhe për sigurinë ushqimore.

Zusi: Patjetër që pika numër një dhe më e rëndësishme e gjithë këtij aksioni që po ndodh dhe që ka ndërmarrë qeveria, patjetër që duhet të jetë siguria ushqimore.

Pavarësisht se duket një gjë jo edhe aq e rëndësishme sepse të gjithë abuzojmë ndonjëherë.

Faktikisht është e vertetë që unë nuk mendoj se popullsia shqiptare ka një ndërgjegje shumë të madhe kolektive rreth sigurisë ushqimore.

Sepse deri para një dekade apo para pak vitesh ne mendonim se mishi i freskët duhej të shitej në rrugë dhe i sapo therrur ishte i freskët.

Pra jemi ende duke e kuptuar paksa sigurinë ushqimore.