SNOOP DOGG NË EKIP ME MODRIC-in! Reperi bëhet bashkëpronar me ekipin e kroatit (VIDEO)

Snop Dog nuk do ta shohim vetëm duke kënduar rep. Tashmë ai i është bashkuar sulmuesit kroat Luka Modricc duke u bërë bashkëpronar në ekipin anglez

Edhe pse luan në kategorinë e dytë angleze, Swansea City di si të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare. Pas afrimit disa muaj më parë të legjendës së Real Madridit, Luka Modric si aksioner minoritar – tashmë pjesë e Milanit – klubi uellsian ka bërë një tjetër goditje të papritur: super-ylli i rap-it, Snoop Dogg, është bërë bashkëpronar i klubit.

Artisti i njohur amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, ka qenë shpesh i lidhur me botën e futbollit dhe më parë kishte shprehur publikisht dashurinë për Celtic Glasgow. Megjithatë, këtë herë ai ka zgjedhur një tjetër rrugë.

“Dashuria ime për futbollin është e njohur, por të bëhem pronar i Swansea City është diçka e veçantë. Historia e këtij klubi dhe e qytetit më ka prekur thellë. Është një komunitet punëtor, një ‘underdog’ që lufton – ashtu si unë. Jam krenar që bëhem pjesë e Swansea City,” u shpreh reperi i njohur, i cili ka shitur mbi 35 milionë albume në karrierë dhe tashmë ka një murale në stadiumin Liberty.

Drejtuesit e klubit kanë mirëpritur entuziazmin e Snoop Dogg dhe ndikimin e tij në imazh dhe popullaritet. Pavarësisht se Swansea nuk është kthyer ende në elitën e futbollit anglez që nga rënia në vitin 2018 dhe sezonin e kaluar përfundoi në vendet e mesit të Championship, klubi ka fituar padyshim një emër të madh që mund ta ndihmojë në rikthimin e vëmendjes dhe ndoshta, në një të ardhme afatshkurtër, edhe në Premier League.

“Snoop na tha se ka veshur shumë fanella klubesh, por kurrë nuk kishte ndjerë se ndonjë klub i përkiste vërtet. Jemi të lumtur që fanella e Swansea ishte ajo e duhura për të,” përfundoi Gorringer.