FUTBOLLISTJA E PARË 1.2 MILIONË EURO! Arsenal nënshkruan kontratën historike me 20 vjeçaren kanadeze

Për herë të parë në histori edhe në futbollin e femrave është nënshkruar një kontratë me vlerë 1.2 milionë euro. Arsenal arriti të marrë nga Liverpool sulmuesen kanadeze me një afat 7 vjeçar

Arsenal ka bërë goditjen më të bujshme të verës në futbollin e femrave, duke zyrtarizuar blerjen e Olivia Smith nga Liverpool për shifrën rekord të 1 milion paundëve, rreth 1.2 milonë euro, duke e kthyer 20-vjeçaren në transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit të femrave.

Sulmuesja kanadeze, që debutoi me kombëtaren në moshën 15-vjeçare, ka firmosur një kontratë katërvjeçare me kampionet e Evropës në fuqi. Ajo vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Liverpool, ku shënoi 7 gola në 20 ndeshje të Superligës.

“Është një nder të firmos me një klub si Arsenal. Ëndërra ime është të fitoj tituj në Angli dhe në Europë dhe do jap gjithçka për këtë.”, tha ajo në nënshkrimin e marrëveshjes

FUTBOLLISTJA E PARË 1.2 MILIONË EURO! Arsenal nënshkruan

Smith ishte transferuar te Liverpool në verën e kaluar nga Sporting i Lisbonës për 250 mijë euro ndërsa shitja e saj shihet tashmë si një mundësi për të riformatuar skuadrën, me përfitim neto rreth 800 mijë paund. Klubi do përfitojë edhe në një shitje të ardhshme falë një klauzole "sell-on".

Smith ka treguar se është më shumë se një golashënuese: 92 prekjet në zonën kundërshtare, 50 gjuajtje drejt portës dhe 14% përqindje shndërrimi në gol.

Në moshën 15-vjeçare, ajo u hodh në fushë kundër Brazilit dhe Zelandës së Re në Kinë. Sot, ajo shihet si trashëgimtarja e Christine Sinclair dhe shpresa më e madhe e kombëtares për tituj ndërkombëtarë.

FUTBOLLISTJA E PARË 1.2 MILIONË EURO! Arsenal nënshkruan

Arsenal nuk donte të qëndronte në vend pas triumfit në Champions League. Me këtë transferim të bujshëm, “Topçinjtë” po ndërtojnë një skuadër për të ardhmen, me një lojtare që mund të jetë bërthama e suksesit të tyre për vitet që vijnë.