VIDEO+EMRAT/ Pl*gosja me a*më në Sarandë, dy të rinjtë me lëndime në bark dhe në gjendje të rëndë për jetën

Ernest Lama 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32-vjeç, dy të plagosurit në qytetin e Sarandës sot kanë marrë plumba në pjesën e barkut dhe legenit.

Sipas informacioneve, të rinjt ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. 

Atyre u është dhënë ndihma e parë në spitalin e qytetit, por rreziku nuk ka kaluar dhe mjekët kërkuan dërgimin e tyre për në spitalin e Traumës në Tiranës.

Gjithashtu bëhet me dije se të plagosurit do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.