VIDEO/ Rama jep lajmin: Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz hap dyert në shtator për mbi 1300 nxënës

Kryeministri Edi Rama njofton përfundimin e ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz.

“MIRËMËNGJES! Dhe me shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila hap dyert në shtator për të pritur mbi 1 300 nxënës me standardet evropiane tanimë të afirmuara si standarde në shumicën dërmuese të shkollave të kësaj bashkie, edhe të afro 400 shkollave të reja që kemi ndërtuar në mbarë vendin, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në komentin bashkëngjitur edhe pamjeve të shkollës.