Sulmi në Kishën në Gaza/ Netanyahu shpreh keqardhjen, pranon se ishte një gabim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku mbetën të vrarë tri persona.

Netanyahu e ka cilësuar një “tragjedi”, ndërsa shtoi se ndaj dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të plagosurve.

“Izraeli shpreh keqardhje të thellë që një e shtënë e paqëllimshme goditi Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza.

Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve dhe besimtarëve”, ka thënë ai.

Ndërsa më herët Shtëpia e Bardhë, tha se Donald Trump ka telefonuar kryeministrin Netanyahu, pas sulmit ndaj kishës.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi se Netanyahu pranoi se ishte një “gabim”.