VIDEO+EMRAT/ Të shtëna me a*më zjarri në Sarandë, dy të pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 15:52
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, Ernest Lami Gezim Hoxhaj nga Kamza.
Raportohet se në urgjencë janë paraqitur dy persona që kanë marrë ndihmën e parë pas plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurve, as motivet që çuan në përdorimin e armës.

