Ultimatumi i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Moska kundërpërgjigjet: S’pranojmë kërcënime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 17:32
Ministria e Jashtme ruse i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, në lidhje me ultimatumin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në reagimin e saj ministria e Jashtme ka paralajmëruar SHBA-të se nuk pranon aspak kërcënime.
Trump më herët deklaroi se i jep Rusisë 50 ditë për të arritur armëpushimin në Ukrainë, dhe se në të kundërt do të ketë sanksione të reja kundër.
Po ashtu ai u zotua të dërgonte raketa dhe pajisje shtesë në Kiev.
Zëdhënësja e ministrsë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e dënoncoi vendimin e Trump për të dërguar raketa të reja, duke e cilësuar si një “sinjal për vazhdimin e masakrës”.
