Flamurtari zyrtarizon blerjen e ish-lojtarit të Real Madrid
Skuadra e Flamurtarit të Vlorës, e sapongjitur këtë sezon në Superligë, po zhvillon një merkato me emra të rëndësishëm.
Kështu skuadra vlonjate ka zyrtarizuar blerjen e ish-futbollistit të Real Madrid, José Rodríguez.
Rodríguez i datëlindjes 1994 luan si mesfushor qendre, teksa vjen pas eksperiencave si futbollist në ekipet e Real Madrid, Deportivo La Coruna, Malaga F.C, CF Fuenlabrada (Spanjë), Galatasaray, Adana Demirspor (Turqi), FSV Mainz 05 (Gjermani), Maccabi Tel Aviv, Hapoel Tel Aviv, Maccabi Haifa (Izrael), Fortuna Sittard (Holandë), Union Saint-Gilloise (Belgjikë).

Gjithashtu ‘Flamurtari’ ka zyrtarizuar edhe mesfushorin e qendrës Cristian Núñez.
Edhe Núñez është një lojtar me shumë eksperiencë në arenën ndërkomëbtare.
Ai vjen pas ekseriencave si futbollist në ekipet e Yverdon Sport FC (Zvicër), CA Banfield, CD Godoy Cruz, CA Lanús Club Atlético Platense, CA Vélez (Argjentinë), Club Sol de América, Tacuary Football Club (Paraguay).
Gjithashtu Flamurtari rinovoi kontratën me lojtarin Christ Evo Ememe.

