“Ky që e futa në gji”/ “Tradhti” në koalicion! Reagon Lapaj: Endri me dajon do më ndalojnë të futem në kuvend, populli do gjykojë!

Duket se është thyer koalicioni me Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, për fatin e deputeti që do të futet në Kuvend e Shqipërisë në Shtator.

Lapaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj dajës së Shabanit Zeqir Kordhoni që ka thënë se nuk do të heqë nga mandati i tij nëse ia jep KQZ-ja, duke thënë se Endri dhe dajoja i tij do të mbahen mend kështu.

Lapaj: Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI! Populli do gjykojë!