Kapiteni i Breidablik tallet me Egnatian: Më shumë ziheshin me njëri-tjetrin se luanin futboll
Fitorja në Rrogozhinë nuk mjaftoi. Egnatia është mposhtur mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve.
Pas këtij dueli ka folur edhe kapiteni i islandezëve, Hoskuldur Gunnlaugsson.
Ky i fundit nuk ka kursyer fjalët “tallëse” për rrogozhinasit, duke treguar momente nga ndeshje e mbrëmshme.
“Po, pikërisht, dhe sonte të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj.
Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj veten pak me kundërshtarët tanë.
Ata tek Egnatia ishin të shpejtë për të hedhur peshqirin, filluan të bërtisnin ndaj njëri-tjetrit dhe gjyqtarit, dhe ne vazhduam me rrjedhën e ndeshjes.
Ne nuk jemi njohur për fitoret jashtë në transfertë, por për fitoret në shtëpi.
Në ndeshjen e parë pësuam një gol në fund, por e ndjemë këtë përmbysje”, tha Hoskuldur Gunnlaugsson.
