MBROJTJE PATRIOT PËR UKRAINËN! Trump: Sistemet janë nisur nga Gjermania drejt Ukrainës

Ukraina do të ketë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot që janë nisur prej Gjermanisë. Lajmin e ka konfirmuar presidenti amerikan Donald Trump, i cili paralajmëron sanksione ndaj shteteve që mbështesin ende Rusinë

Presidenti amerikan ka konfirmuar se sistemi i mbrojtjes Ajrore patriot janë nisur nga gjermania drejt Ukrainës. Mediet shkruajnë se bëhet fjalë për më shumë se tre të tilla e që do të shërbejnë për të rrëzuar dronët dhe raketat që nisen prej Rusisë në agresionin e nisur rreth tre vite më parë.

“Jam i zhgënjyer nga Putin, por nuk kam mbyllur ende kapitullin me të”, tha Trump në një intervistë për BBC-në, ndërsa Sipas agjencisë Bloomberg, presidenti amerikan ka paralajmëruar vendosjen e sanksione ndaj shteteve që mbështesin Rusinë nëse brenda 50 ditësh nuk arrihet një marrëveshje për armëpushimin.

Në frontin e betejës, Rusia deklaron se ka shkatërruar këtë të mërkurë tetë dronë ukrainas që synonin objektiva në territorin e saj. Tre janë rrëzuar në Krime dhe Detin e Azovit, ndërsa katër të tjerë në Kursk dhe Belgorod. Nga ana tjetër, forcat ajrore ruse kanë kryer sulme me dronë në Vinnytsia, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk, duke plagosur të paktën 19 persona. Sirenat e alarmit janë dëgjuar edhe në Kiev, Odessa, Kryvi Rih dhe Rovno.

OSBE ka lëshuar një raport alarmues për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut nga Rusia, përfshirë përdorimin e torturës ndaj civilëve dhe robërve të luftës, si dhe ndjekjet penale me akuza të fabrikuara ndaj qytetarëve ukrainas. "Kemi regjistruar mbi 9 mijë raste të përdorimit të armëve kimike nga Rusia, që nga fillimi i pushtimit", deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

“Shtimi i sulmeve kundër qyteteve ukrainase po shkakton vuajtje të paimagjinueshme njerëzore dhe është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Maria Telalian, drejtoreshë e ODIHR pranë OSBE-së.