Lypja ndalohet me ligj! Provinca në Itali merr vendimin: Dënohet me 500 euro! Ndalohet lëvizja me rroba banjo dhe...
Në një nga provincat e Italisë është marrë një vendim i rrallë, lypja ndalohet me ligj dhe dënohet me gjobë. Kryebashkiaku i Portofinos ka sqaruar se po ashtu nuk do të lejohet lëvizja me rroba banjo në qytezën piktoreske dhe ndalohet edhe ushqimi në sheshe dhe rrugë
Portofino, një nga qytetet më piktoreske e të frekuentuara nga turistët, ka marrë një vendim të rrallë. Prej 14 korrikut aty nuk lejohet lypja. Zyrtarisht vendimi do të jetë në fuqi deri në 30 shtator dhe shkelësit do të gjobiten nga 25 deri në 500 euro. Por masat nuk ndalen këtu.
Kryebashkiaku Matteo Viacava në vendimin e marrë thotë se veprimi mbron imazhin e zonës dhe do të zbatohet në cdo anë përfshirë parkingjet publike, pranë kishave deri tek porti i vogël me jahte luksoze.
Përveç ndalimit te lypjes ndalohet gjithashtu edhe shtrirja në tokë, ulja në tokë apo në sheshe, apo hapësira publike të tjera. Po ashtu ndalohet të konsumohet ushqim apo pije alkoolike në rrugë apo sheshe publike.
Rendesi ju dha edhe prishjes se qetesise pas mesnate, ecjen me rroba banje, pa bluzë apo zbathur.
Portofino rreth 35 km në juglindje të qytetit të Gjenovës, është i njohur për portin piktoresk, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe turizmin luksoz duke njohur mbi 100 mijë vizitorë gjatë muajve të verës shpesh i preferuar nga personazhe të famshëm apo yje të kinemasë.

