FOTOLAJM/ Princesha e Uellsit i jep trofeun Jannik Sinner pas finales së Wimbledon kundër Carlos Alcaraz
BRITANI- Kate Middleton, Princesha e Uellsit, u rikthye në Wimbledon të dielën së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William, dhe dy nga fëmijët e tyre për të ndjekur finalen e meshkujve midis Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner.
Kate është patronazhi i All England Club dhe ia dorëzoi trofeun e fituesit Sinner pasi ai mundi Alcaraz 4-6, 6-4, 6-4, 6-4 në Fushën Qendrore.
Princesha ka rifilluar gradualisht detyrat e saj publike pas trajtimit të kancerit dhe ishte në Wimbledon për të dytën ditë radhazi.
Të shtunën, ajo mori pjesë në finalen e femrave dhe i dha kampiones Iga Swiatek çmimin e saj pas një fitoreje 6-0, 6-0 dhe i ofroi fjalë ngushëllimi nënkampiones Amanda Anisimova.
Të dielën, familjes mbretërore britanike iu bashkua Mbreti Felipe VI i Spanjës, një numër ish-kampionësh të Wimbledonit dhe një mori personazhesh të famshëm të Hollivudit.
Aktorët Keira Knightley, Matthew McConaughey, Nicole Kidman dhe John Lithgow ishin të gjithë të ulur në Royal Lodge, ashtu si edhe kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan.
William dhe Kate mbërritën në All England Club së bashku me djalin e tyre më të madh, Princin George, dhe vajzën Princeshën Charlotte.
Përpara finales së meshkujve, ata kaluan pak kohë duke biseduar me Julian Cash dhe Lloyd Glasspool, të cilët të shtunën u bënë dyshja e parë tërësisht britanike në 89 vjet që fiton titullin e dyshes së meshkujve në Wimbledon.
Vitin e kaluar, ndërsa po shërohej nga kanceri , Kate nuk mori pjesë në finalen e femrave, por ishte e pranishme në fitoren e Alcaraz kundër Novak Djokovic në All England Club. Këtë javë ajo priti gjithashtu Presidentin Francez Emmanuel Macron gjatë një vizite shtetërore në Britani.
