Tërmet i fortë "SHKUND" bregdetin jugor të Spanjës, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2025, 10:04
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC).
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Epiqendra ndodhet 24 kilometra në lindje-juglindje të qytetit spanjoll të San Jose dhe 55 kilometra në lindje-juglindje të qytetit të Almerias.
Nuk pati raportime fillestare për viktima ose dëme materiale, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Green #earthquake alert (5.2M,depth:10km) in #Spain 14 Jul 2025 05:13 UTC,Pop100km:290000 - https://t.co/lUEr58XyLn - #GDACSFeedback
— GDACS DisasterAlerts (@GDACS) July 14, 2025
