TENIS/ Sinner-Alcaraz, finalja që po shkruan historinë: “Një klasike e re në tenis”
Carlos Alcaraz nuk i kurseu fjalët e mëdha për rivalin e tij, Jannik Sinner, pas fitores në gjysmëfinale ndaj Fritz. “Me Jannik do prekemi sërish limitin. Ai ka një lëvizje të jashtëzakonshme, diçka unike”, tha ai.
Por, më vonë, admirimi i spanjollit për Sinner u thellua edhe më shumë, sidomos pasi italiani mposhti Novak Djokovic në gjysmëfinale me rezultatin e pastër 3-0. “Të fitosh kështu ndaj Novakut, që mbetet një nga më të mirët në qarkullim, është diçka mbresëlënëse. Nuk e imagjinoja kështu,” tha Alcaraz.
Me këtë fitore ndaj serbit, Jannik Sinner ka hyrë në histori si vetëm tennisti i gjashtë në epokën Open që arrin katër finale radhazi në Grand Slam.
Në këtë klub elitar bëjnë pjesë emra legjendarë si Federer ME 8 finale radhazi nga 2005 në 2007, Djokovic 6 tw tilla mes 2015 dhe 2016, Nadal me 5, si dhe Laver e Agassi me nga 4. 24 vjeçari Sinner është më i riu që ka arritur këtë objektiv.
Por ka më shumë: ai është vetëm i njëmbëdhjeti në historinë e epokës Open, vetëm Jim Courier ia kishte dalë në moshë më të re.
Sinner theu edhe një rekord kombëtar: me pesë finale Slam në karrierë, ai kalon legjendën Nicola Pietrangeli dhe bëhet italiani me më shumë finale të mëdha në histori. Është gjithashtu vetëm i treti italian që arrin finalen e Wimbledon, pas Matteo Berrettinit dhe Jasmine Paolinit.
Përballja me Alcaraz në finalen e së dielës është një tjetër gur kilometrik: ata bëhen çifti i dytë në histori që takohen në finale si të Roland Garros-it, ashtu edhe të Wimbledon-it në të njëjtin vit – diçka që më parë e kishin arritur vetëm Federer dhe Nadal në vitet 2006–2008.

