Vinicius Junior u përpoq t’i shmanget gazetarëve pas humbjes së thellë ndaj PSG

Gara e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube përfundoi me një humbje të rëndë 4-0 ndaj PSG-së në gjysmëfinale.

Jo të gjithë lojtarët kishin dëshirë të përballeshin me mediat pas kësaj disfate.

Vinicius Junior, i cili pati një ndeshje të vështirë, duket se u përpoq të shmangte gazetarët duke tentuar të largohej nga stadiumi përmes një dere të pasme.

Megjithatë, tentativa nuk pati sukses, pasi stafi i sigurisë, duke ndjekur protokollin e FIFA-s, e ridrejtoi atë drejt daljes kryesore, ku ndodheshin edhe mediat.