Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave
I pari ishte shoferi i kamionit që regjistroi videon, që qarkullon në mediat sociale, duke treguar makinën e dy futbollistëve në flakë në anë të rrugës:
“Kam ndërgjegje të pastër – tha Hozé Azevedo –. E di çfarë pashë.
Ata kaluan pranë meje me qetësi, pa tejkaluar shpejtësinë. E dërgova vetë videon në CMTV, sepse kisha filluar të dëgjoja disa absurditete”.
Fjalët e burrit që po udhëtonte me autostradën A-52 atë natë u drejtohen edhe familjeve të viktimave:
“Ju jap fjalën time: nuk po ecnin shpejt. Ishin shumë qetësisht, sepse unë kaloj në atë rrugë çdo ditë. E di si është ajo rrugë; është një rrugë që nuk ia vlen aspak…
Është një rrugë e errët, por unë munda ta shihja qartë markën e makinës, ngjyrën e makinës, gjithçka. Pak më tej, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodhi…”.
Ky version u konfirmua nga një shofer tjetër kamioni, Hozé Duarte, i cili i tha shtypit portugez se ishte dëshmitar dhe kishte filmuar aksidentin.
Ai ishte përpjekur të shuante flakët, por u trishtua kur kuptoi se s’kishte asnjë shans të shpëtonte dy vëllezërit.


