UEFA e rikthen Lyonin në Europa League, ndërsa zbret Crystal Palace në Konferencë…

ZVICER - UEFA ka njoftuar se Komiteti i Financave ka miratuar hyrjen e Lyon në Europa League, pas revokimit të vendimit për rënien e klubit francez në divizionin e dytë këtë javë për shkak të vështirësive financiare.

UEFA ka deklaruar se Crystal Palace mund të apelojë ende vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Si pasojë, Nottingham Forest tani duhet të kualifikohet për Europa League.