Kikia: Shkundja e bashkive ishte e nevojshme, por a kishte formë tjetër për ta bërë?!

Duke marrë shkas nga aksioni për çlirimin e hapësirave të zaptuara publike, analisti Mentor Kikia shprehet i mendimit se kryeministri Edi Rama në këtë periudhë të sezonit turistik nuk duhej të ndërhynte në kompetencat e bashkive.

Në një intervistë për “Ora News” u shpreh se jemi në kushtet ku ligji iu njeh të drejtën e ndërveprimit bashkive.

“Ajo që mbetet thelbësore është të shihet se çfarë synohet nga e gjithë kjo. Besoj se gjatë fushatës zgjedhore kandidatët për deputetët janë njohur me problematika të tilla dhe besoj se është kjo lloj fushate të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve të bashkive dhe tashmë do të kulmojë me drejtuesit e administratave vendore.

Nuk kishte shpjegime të qarta se pse duhej kjo, dhe pastaj futemi në një zonë ku vlerësimi mbetet subjektiv dhe lëvizin ata që duhet të lëvizin.

Besoj se shkundja e administratave vendore për rritjen e shërbimeve dhe afrimin e tyre tek qytetarët ishte e nevojshme, pastaj mbetet në diskutim a ishte kjo mënyra e duhur apo jo”, u shpreh ndër të tjera analisti Mentor Kikia.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN MENTOR KIKIA