Zaptimi i hapësirave publike, Rama mbledh krerët e bashkive: Në Theth, bum ndërtimesh pa leje! Ermal Dredha, në Vlorë sytë gjysmë të mbyllur
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit.
Takimi vjen në një kohë kur kreu i qeverisë ka iniciuar një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, ndërsa pritet të kërkojë bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor.
Gjatë takimit, kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te problematikat që kanë dalë në pah në qytetet e mëdha dhe ato turistike, duke kritikuar ashpër Bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, i cili ndodhej në sallë.
Ai theksoi se një nga rastet më problematike është Vlora, ku sipas tij, kryetari dhe strukturat vendore “i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, ndërsa shtoi se qyteti është kthyer në një pikë qendrore të diskutimeve për shkak të bumit të ndërtimeve pa leje përpara sezonit turistik.
“Policia ka funksionuar dhe ka dërguar rastet në prokurori, por struktura vendore ka munguar në veprim”, deklaroi kryeministri.
Lidhur me këtë aksion Rama tha se: "Në Theth ka pasur një bum ndërtimesh pa leje para dhe gjatë fushatës zgjedhore".
Ai i cilësoi policitë bashkiake dhe IMT, struktura shumë problematike që kanë nevojë për ndryshim.
“Ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale. Ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur është një vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, por duhet thënë që qoftë në Theth, qoftë në Vlorë apo territore të tjera, dobësia e madhe e IMT, edhe policitë bashkiake, struktura problematike, deri në pikën që me përjashtime të rralla nuk janë zgjidhje.
Nga ana tjetër për të gjithë që thonë që Pse u kujtuan tani dhe pse i lanë këto, kjo është një betejë e përditshme dhe nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe mbi të gjitha nëse strukturat e pavarur të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, ku gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor, kjo është një përpjekje që kjo duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje
E domososhme për një ndërhyrje në reformën territoriale, që duhet të përfshirë IMT policitë bashkiake, IKMT, zyrat e urbanistikës. Koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë”, tha ai.
AGJENDA E TAKIMIT
Fokusi i takimit, siç mësohet, do të jetë tek problematikat gjatë sezonit veror dhe tek administrimi më efikas.
Do të diskutohet për Paketën e Maleve, legalizimet dhe regjistrimin e tokave bujqësore, rolin e bashkive në bujqësi, kontrollin e territorit, financat vendore, bashkëpronësia dhe roli i bashkive në negociata dhe anëtarësim në BE.
AGJENDA E TAKIMIT

Takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryebashkiaket do të fokusohet në një sërë temash kyçe që prekin zhvillimin e territorit dhe mirëqenien e qytetarëve:
Do te jene nje sere temash si Granti i Performancës dhe treguesit e financave vendore – si instrument për të lidhur performancën me financimin. Ato do te prezantohen nga Ministrat Arbjan Mazniku dhe Petrit Malaj
• Paketa e Maleve – një ligj i ri për nxitjen e investimeve në zonat malore dhe agroturizëm.
Arbjan Mazniku - Blendi Gonxhja
• Legalizimet dhe regjistrimi fillestar i pronave – përshpejtimi i proceseve në bashkëpunim me bashkitë.Lorena Goxhobelli - drejtoreshe e kadastres
• Ligji për Administrimin e Bashkëpronësisë – sfida dhe detyra për garantimin e cilësisë së jetës në hapësirat e përbashkëta.Arbjan Mazniku
• Roli i bashkive në procesin e integrimit evropian – ngritja e kapaciteteve dhe aksesi në fondet e BE-së.
Majlinda Dhuka
• Bujqësia 2030 – politikat e reja të mbështetjes për sipërmarrjet bujqësore në nivel vendor.
Anila Denaj


