Makina del nga rruga dhe përmbyset në trotuar, shpëton shoferi 22-vjeçar në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2025, 09:51
Një aksident rrugor është shënuar rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.
Shoferi 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në trotuar.
I riu ishte i vetëm në makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
Nga testimi i kryer për alkool, drejtuesi rezultoi negativ, me 0.00 mg/l. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
