Aksioni për pastrimin e hapësirave publike/ Rama poston foto nga Vlora: Ja si doli në dritë Lungomarja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Lungomare në Vlorë, pasi bizneset kanë hequr nga trotuaret tavolinat dhe karriget që zinin hapësirën publike.

Kujtojmë se disa ditë më parë Rama i bëri thirrje të gjithë bizneseve që të lirojnë trotuaret, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Siç duket bizneset e Lungomares kanë zbaruar urdhrin.

“VLORA sot pasdite. Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre”, shkruan Rama në Facebook, i cili disa ditë më parë shkakroi drejtorët e Bashkisë Vlorë për shkak se kishin lejuar zaptimin e hapësirave publike.