Alarm i rremë për b*mbë në Kuvend, Elezi: Publikimi i ministrit alarmon të dyshuarin dhe rrezikon hetimin

Pas alarmit të rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", kritikoi ashpër publikimin e të dhënave nga ministri në detyrë të Punëve të Brendshme, duke thënë se ky veprim dëmton procesin hetimor dhe ndihmon të dyshuarin të fshehë provat apo të shmangë drejtësinë.

" Për mua ishte befasi që në opinion është vjedhur emri i personit, i cili e ka posedu numrin e këtij telefoni ku është bërë kanosja, kërcënimi, një alarm i rremë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Posaçërisht se ky publikim është bërë nga ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku dihet qartazi se publikimi i tillë dëmton procesin hetimor ngase alarmon të dyshuarin fillimisht për të fshehur provat eventuale, për ti ikur organeve që duhet ta ndjekin dhe ta arrestojnë dhe më pas mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek dëshmitarët, të cilët potencialisht kanë ndihmuar në identifikimin gjetjen e të dhënave të personit i cili është publikuar.

Ne mund të themi informacion se ky sulm, ky alarm i rremë ka ardhur nga Serbia, mund të themi disa të dhëna, por në asnjë mënyrë të dhënat që do të lëndojnë apo dëmtojnë procesin hetimor, ngase po alarmojnë të dyshuarit në këtë rast mund të kemi çalime në aspektin e zbatimit të mostrave të sigurisë dhe të drejtësisë për ta vendosur para përgjegjësisë dhe për ti dhënë dënim maksimal të dyshuarit për një akt kaq t rëndë", u shpreh Elezi.