Kërcënimi me bo*bë në Kuvendin e Kosovës, Policia: Dyshohet se thirrja telefonike erdhi nga Serbia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2025, 09:22
Pas alarmit për mjet shpërthyes në një objekt shtetëror të Kosovës, Policia ka intensifikuar hetimet në bashkëpunim me institucionet e sigurisë.
Dyshohet se kërcënimi erdhi nga një thirrje telefonike me origjinë nga Serbia.
Hetimet vazhdojnë në koordinim me prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë.
Qëllimi është të lokalizohet burimi i kërcënimit dhe të identifikohen rrjetet e komunikimit të përdorura.
Ngjarja shkaktoi evakuim dhe tension në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës konstituive.
Pas konfirmimit që alarmi ishte i rremë, seanca u zhvillua me vonesë.
Megjithatë, ajo u ndërpre përsëri pa sukses.
Situata mbetet e ndjeshme dhe hetimet vazhdojnë.
