Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës diplomohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2025, 13:35
Toger Qendrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në SHBA. Ai e ka ndjekur këtë trajnim në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook. Gjatë kursit, Imeraj është dalluar për performancën e tij të shkëlqyer.
Ai është nderuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”, një vlerësim për studentët më të mirë. Ky çmim i jepet vetëm pjesëmarrësve me arritje të larta në të gjitha aspektet e trajnimit.
Sipas Maqedoncit, ky është një tregues i përkushtimit dhe profesionalizmit të Imerajt. Suksesi i tij reflekton nivelin e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
