Kuvendi mbetet pezull/ ''Vendimi i GJK, i qartë'', Deputetja e LVV, Kryeziu: Partitë opozitare pamundësojnë konstituimin
Deputetja e LVV, Arbëreshë Kryeziu në një intervistë në Ora News u shpreh se deputetët e partive opozitare për një numër të tërë seancash radhazi kanë refuzuar të marrin pjesë në votim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kryeziu: Është e 43-ta herë sot me radhë kur Kuvendi ka dështuar të konstituohet në mungesë të votave të deputetëve që vijnë nga partitë opozitare në Kuvend.
Për një numër të tërë seancash radhazi kanë refuzuar të marrin pjesë në votim.
Qoftë në votimin e hapur kur kemi votuar 6 herë radhazi për kandidaten që është propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit.
Dhe më pastaj të gjithë procedurat e tjera me radhë kur kemi hyrë në fazën e krijimit të Komisionit i cili e mundëson votimin e fshehtë.
Tani edhe pse e kemi një aktvendim të ri të gjykatës Kushtetuese që ndërlidhet pikërisht me situatën që po ndodh në Kuvend aktualisht dhe kemi një aktvendim i cili mendoj se është i qartë në atë se si duhet të veprohet nga ana e deputetëve në mënyrë që të shtyjmë përpara procesin e konstituimit.
Dhe kemi prapë të njëjtën sjellje të këtyre deputetëve të partive opozitare që e pamundësojnë që procesi të ecë përpara duke mos marrë pjesë fare në votim.
Pra duke u distancuar nga votimi që në fakt bie ndesh me atë çfarë edhe e kërkon edhe vetë aktvendimi i gjykatës Kushtetuese.