PLAGË QË MBETET HAPUR! 20 vite më pas, Britania kujton viktimat e te*rorit

Në Londër mbahen homazhe për 52 viktimat e sulmeve terroriste të 7 korrikut 2005. 20 vjet pas sulmeve që tronditën metropolin, Mbretëria e Bashkuar rikujton dhimbjen, por edhe mësimet nga dështimet e shërbimeve të sigurisë. Mbreti Charles u shpreh për unitet, ndërsa ekspertët shtrojnë pyetjen: “A jemi më të sigurt sot?”

Ishte ora 08:50 e mëngjesit, 7 korrik 2005, kur katër bomba shpërthyen njëra pas tjetrës në rrjetin e transportit publik të Londrës. 52 persona u vranë, mbi 700 u plagosën.

Atë vit Britania u zgjua në realitetin brutal të terrorizmit të organizuar islamik.

Sot, 20 vite më pas, Londra ndalet për të kujtuar jetët e humbura.

Në një mesazh solemn, Mbreti Charles bëri thirrje për unitet dhe tolerancë, duke nderuar ata që ndihmuan në ato orë tmerri.

“"Ndërsa tmerret nuk do të harrohen kurrë, mund të ngushëllohemi nga mënyra se si ngjarje të tilla i bashkojnë komunitetet në solidaritet, ngushëllim dhe vendosmëri. Është ky shpirt uniteti që e ka ndihmuar Londrën dhe kombin tonë të shërohen”, deklaroi Mbreti Charles.

PLAGË QË MBETET HAPUR! 20 vite më pas, Britania kujton viktimat e

Por pas përkujtimit, qëndron edhe hija e pyetjeve të mëdha. Dokumente të rikthyera në vëmendje tregojnë se një nga autorët e sulmeve ishte nën mbikëqyrje nga shërbimet sekrete që në vitin 2001 por nuk u hetua kurrë.

Ndërsa ekspertët e sigurisë duke përkujtuar këtë ditë thonë se  dita e 7 korrikut 2005 ishte një dështim institucional.  Sot jemi më të përgatitur, por edhe kërcënimet janë më të sofistikuara.

Terrorizmi ka ndryshuar fytyrë. Sulmet e izoluara, të vetë-radikalizuara, janë sot sfida kryesore për sigurinë kombëtare në Britani dhe më gjerë.

7/7 mbetet një plagë e hapur jo vetëm për ata që humbën më të dashurit, por edhe për një shoqëri që ende mëson si të jetë e sigurt, pa humbur lirinë.