I helmoi me kërpudha! Australiania shpallet fajtore për vr*sjen e familjes së ish-bashkëshortit

Një grua australiane, Erin Patterson, është shpallur fajtore nga gjykata për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së ish-bashkëshortit të saj, gjithashtu në tentativë vrasjeje edhe ndaj  një të katërti.

Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2023 kur ata u helmuan pasi konsumuan një pjatë me përbërje kërpudhash që ajo përgatiti për ta.

Dreka që zgjodhi të gatuante për ata  ishte një version i pjatës klasike britanike të quajtur “Beef Wellington”, mish viçi i mbështjellë me kërpudha të grira dhe petë brumi.

Por në vend të kërpudhave të zakonshme, Patterson kishte përdorur ato vdekjeprurëse që përmbajnë toksina fatale për mëlçinë.

Disa orë pas drekës të katërt u ndjenë keq me simptoma të rënda helmimi, ndërsa pas disa ditësh tre prej tyre ndërruan jetë.

Menjëherë pas ngjarjes nisi hetimi ku u zbulua se kërpudhat e përdorura nga Patterson nuk ishin të blera në dyqan, por të mbledhura në natyrë. Në atë kohë, Prokuroria pretendoi se ajo kishte vepruar duke fshirë gjurmët.

Gruaja dëshmoi se gjithçka ishte një aksident, ndërsa nga hetimet rezultoi e kundërta. Ajo u akuzua nga Prokuroria për katër veprime të qëllimshme: që nga mashtrimi për të ftuar familjarët në drekë, helmimi i vaktit, shtirja sikur ishte edhe vetë e sëmurë, e deri te fshirja e gjurmëve.

Mesazhe të zbuluara nga Facebook treguan për tensione të mëparshme në familje. Në një prej tyre, ajo shkruante: “Jam lodhur nga kjo familje, nuk dua të kem më asgjë me ta.”

Pas një procesi 10-javor, juria prej 12 vetash vendosi ta shpalli Erin Patterson fajtore  për vrasje me dashje ndërsa dënimi do të jepet në një tjetër seancë.