Teknologjia në shërbim të arsimit/ Projekti i tabelës Interaktive, gjimnazi “Sami Frashëri” sjell mësimdhënie inovative
Të organizuar në grupe sipas nivelit të njohurive nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, kanë krijuar tabelën interaktive të sistemit periodik.
Për to kjo është një mënyrë e mirë për të gjithë për të marrë informacione të detajuara për secilin element, duke kuptuar më mirë veprimet dhe reaksionet kimike, pa qenë nevoja për eksperimentime të komplikuara laboratorike.
Kjo është tabela interaktive e sistemit periodik e realizuar nga nxënësit dhe mësuesit e Gjimnazit “Sami Frashëri”, teper e rëndësishme në procesin e mësimdhënies së kimisë
Ky projekt edukativ synon të bëjë më të kuptueshme dhe më të aksesueshme njohjen e elementeve kimike dhe vetive të tyre fizike dhe kimike për nxënësit.
Tabela interaktive ofron informacion të detajuar dhe të strukturuar për secilin element, duke e bërë më të lehtë për nxënësit të mësojnë përbërjen, reaksionet dhe përdorimet e elementeve, pa nevojën e pajisjeve laboratorike që shpesh mungojnë në ambiente shkollore.
Projekti është mundësuar me ndihmën dhe kontributin financiar të prindërve dhe komunitetit shkollor, duke treguar një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet familjes dhe shkollës për përmirësimin e cilësisë së mësimit.
