Shp*rthen transformatori në Kakoz, banorët mbeten pa energji

Shpërthen zjarri tek transformatori elektrik në fshatin Kakoz Bashkia Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe rastësisht rrugës, konstatuan një tjetër vatër zjarri në fshatin Valarë, në vendin e quajtur “Stallat”, ku përreth një kabine elektrike ishte përfshirë nga flakët.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, të dy zjarret u lokalizuan në kohë pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët.