Kujdes fëmijët në vapë/ Lama: 0–2 vjeç në rrezik nga ekspozimi në diell

Me rritjen e temperaturave, pediatrit apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht në orët me diell të fortë, nga ora 10 e paradites deri në 5 pasdite.

Shefi i urgjencës pediatrike në QSUT, Albert Lama në një intervistë për Ora News këshillon kujdes të veçantë për fëmijët 0–2 vjeç si mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet.

Me rritjen e temperaturave mjekët pediatër bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht gjatë periudhës së ditës kur dielli është më i fortë.

Për pushimet apo qëndrimin në plazh, mjekët rekomandojnë  kujdes i veçantë, sidomos për moshat 0–2 vjeç.

‘’Ekspozimi në diell duhet të jetë i kontrolluar.

Në orët e para të mëngjesit ose në orët e pasdites. Sidomos për fëmijët e vegjël duhet të evitohet’’.

Në këtë periudhë shërbimi i urgjencës pediatrike në QSUT po përballet me raste të fëmijëve me temperaturë, kollë problemeve gastrointestinale si barkqitje dhe të vjella.

shefi i urgjencës pediatrike në QSUT Albert Lama rekomandon kontroll të rregullt te mjeku i familjes, i cili njeh historikun shëndetësor të fëmijës dhe mund të ndërhyjë në kohë në rast komplikacionesh.

Mjeku thekson se parandalimi është gjithmonë më i mirë se trajtimi, ndaj prindërit duhet të jenë të vëmendshëm për çdo ndryshim në gjendjen e fëmijës gjatë këtyre ditëve të nxehta.