Itali – Shqiptari rrezikon të mbytet në lumin Piave, shpëtohet nga pushuesit

Një 53-vjeçar shqiptar, banues në Ponte di Piave, u shpëtua sot pasdite, më 5 korrik, nga ujerat e lumit Piave.

Burri ndodhej në ujë kur pësoi një goditje të papritur. Disa persona të pranishëm vunë re vështirësitë e tij dhe menjëherë njoftuan autoritetet përkatëse.

Nxjerrja nga uji u bë në lokalitetin Fagarè të San Biagio di Callalta.

Fatmirësisht, sapo u nxor nga uji, 53-vjeçari nuk kishte komplikacione serioze.

Megjithatë, ekipet e shpëtimit vendosën ta dërgojnë atë në urgjencën e spitalit të Oderzo-s për kontrolle të mëtejshme dhe për monitorimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Itali – Shqiptari rrezikon të mbytet në lumin Piave,