Guterres dënon s*lmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës: Duhet a*mëpushim i menjëhershëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2025, 18:52
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi të shtunën sulmin më të madh me dronë dhe raketa të Rusisë deri më sot në luftën trevjeçare në Ukrainë.
"Ne dënojmë fuqimisht sulmin e fundit në një seri sulmesh të mëdha me dronë dhe raketa nga Federata Ruse", tha Guterres në një deklaratë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për një armëpushim të plotë, të menjëhershëm dhe pa kushte.
