Arrihet marrëveshja mes klubeve, Barcelona shet fantazistin te rivalët në Spanjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2025, 17:19
Barcelona ka vendosur të shesë Pablo Torren te Majorka. Klubet kanë arritur marrëveshjen, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi dhe publikimi i detajeve.
Çfarë dihet është se katalanasit kanë ruajtur përqindje të kartonit në rast rishitje. Në vitin 2022, Barcelona e bleu kartonin e fantazistit për 6 milionë euro nga Rejsing Santander.
Pablo Torre luajti për 27 ndeshje në total me Barçën. Gjatë kësaj kohe shënoi pesë gola dhe asistoi një tjetër.