PAMJE NGA NGJARJA/ Turisti italian xhiro me thikë me vete në mes të shëtitores në Sarandë, shoqërohet në komisariat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2025, 09:52
Një shtetas i huaj është shoqëruar në komisariat nga policia e Sarandës, pasi lëvizte me një thikë në dorë.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, ndërkohë që shëtitorja ka qenë e mbushur me turistë dhe qytetarë.

PAMJE NGA NGJARJA
Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes
Shtetasi italian që u neutralizua nga policia e Sarandës këtë mbrëmje ndodhet me pushime në Sarandë. Ai është nga Perugia është dhe i identifikuar si Th. M 32 vjeç.
Sipas policisë dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte edhe në gjendje të dehur.
