Ngërçi në Kosovë/ Deputetja e Nismës Social Demokrate, Izmaku: Ende nuk kemi në tavolinë një marrëveshje politike

Deputetja e Nismës Social Demokrate, Xhevahire Izmaku në një intervistë në Ora News u shpreh se ende nuk ka një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Izmaku: Nuk po arrijmë edhe pas 40 seancash në vazhdimësi që të krijojmë një marrëveshje politike e cila do të sillte një mazhorancë që do të vinte fillimisht tek konstituimi i organeve tek Kuvendit e pastaj edhe qeverisë.

Nisma si parti pjesëmarrëse në Kuvend me tre deputetë është faktor në përafrimin e një marrëveshjeje politike.

Mirëpo rastësisht këto ditë ende nuk kemi arritur që të ulemi edhe njëherë përfundimisht të shohim mundësinë mos po afrohemi tek një marrëveshje politike e cila do të sillte institucionet.

Po presim se mos ka ndonjë zhvillim pozitiv në ditët e ardhshme që të afrohemi tek numri i mjaftueshëm i krijimit të mazhorancës brenda Kuvendit.

Mirëpo edhe nesër nuk është një pritje e tillë.

Sepse ende nuk kemi në tavolinë një marrëveshje politike që i afron forcat tona edhe arrihet pra numri i nevojshëm prej 61 që krijohet një mazhorancë e vogël megjithatë që del nga ky ngërç.