249-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Kryeministria e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2025, 08:54
Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh dhe kaltër – në simbol të flamurit amerikan. Ky veprim simbolik ka ardhur për 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada e Kosovës në Uashington përmes një postimi në rrjetin social X tha se ndriçimi i objektit qeveritar përfaqëson shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
“Happy 4th of July!”, thuhet në urimin e Ambasadës.
The Government Building of the Republic of Kosova shines in red, white, and blue to honor the 249th Independence Day of the United States.
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) July 3, 2025
A symbol of our deep gratitude and unwavering friendship.
Happy 4th of July!???????? pic.twitter.com/I720Muufgd
